Të drejtat dhe liritë тona, të
drejtat e qënieve më të përsosura në planet, liritë e atyre që u emërtuan
njerëz, që domethënë jemi ne…
Në fillim kur e lexova për herë të parë titullin nuk i kushtova aspak vëmendje, nuk më ngjalli aspak
kurreshtje dhe si titull u duk i parëndësishëm, por vendosa ta vë trurin në
lëvizje dhe për një minutë të mendoj. Mendova, mendova, mendova… dhe përsëri
mendova. Për një moment u mallëngjeva sepse atje diku në mendimet më të thella
ku isha, m’u kujtuan ndodhitë që disa I shikonin ne TV, kurse të tjerët i
përjetonin. Disa jetojnë në kështjellat më të mëdha të Londrës, Nju-Jorkut, Uashingtonit
etj. Kurse të tjerët në kasollet më të rrënuara të Sirisë, Irakut, Iranit etj.
Ndoshta në atë moment unë këtë e quajta padrejtësi dhe në fakt është
padrejtësi. Kjo është një nga padrejtësitë më të shpeshta, por fatkeqësisht s’është
e vetmja padrejtësi që u bëhet disa njerëzve… sepse pastaj egzistojnë edhe ato
që të gërryejn shpirtin nga ana emocionale, siç janë ato mes dy bashkëshortëve
që është një nga çështjet që zmadhohet nga dita në ditë.
Ne luftojmë, luftojmë duke kërkuar drejtësi, liri,
barazi e shumë tjera. Luftojmë për veten, për familjen, por edhe për njerëzit
më të dashur që disa herë nuk ka nevojë t’i kesh familje sepse ska rëndesi
përputhja e grupit të gjakut, por përputhja e dëshirave dhe mendimeve të
njejta.
Ne luftojmë dhe i dalim zot vetes sonë sepse ne kurrë
sdo lejojmë të na shkelin dhe të ndjehemi të poshtëruar, por do ngremë zërin
duke kërkuar të drejtat tona, tashmë ka ardhur koha të hapim gojën dhe të themi
me zë të lartë: NUK KA RËNDËSI RRACA, RELIGJIONI OSE GJUHA, RËNDËSI KA BASHËKPUNIMI
QË NE E KEMI MES VETE, NGA DITA NË DITË MË SHUMË.
Margaritare Ballazhi
Дали сакате да поседувате сопствен бизнис? или поседувате куќа по ваш избор?
ReplyDeleteПедро Џером за заем нуди стапка од 2% со флексибилна отплата на заемот за да одговара на поединечни и заеми на меѓународно ниво. помогнете да контактирате со pedroloanss@gmail.com или whatsapp неговиот број на +18632310632. Ви посакувам среќа.