Friday, August 16, 2013

Të drejtat dhe liritë liritë njerëzve




Të drejtat dhe liritë тona, të drejtat e qënieve më të përsosura në planet, liritë e atyre që u emërtuan njerëz, që domethënë jemi ne…
Në fillim kur e lexova për herë të parë titullin nuk i kushtova aspak vëmendje, nuk më ngjalli aspak kurreshtje dhe si titull u duk i parëndësishëm, por vendosa ta vë trurin në lëvizje dhe për një minutë të mendoj. Mendova, mendova, mendova… dhe përsëri mendova. Për një moment u mallëngjeva sepse atje diku në mendimet më të thella ku isha, m’u kujtuan ndodhitë që disa I shikonin ne TV, kurse të tjerët i përjetonin. Disa jetojnë në kështjellat më të mëdha të Londrës, Nju-Jorkut, Uashingtonit etj. Kurse të tjerët në kasollet më të rrënuara të Sirisë, Irakut, Iranit etj. Ndoshta në atë moment unë këtë e quajta padrejtësi dhe në fakt është padrejtësi. Kjo është një nga padrejtësitë më të shpeshta, por fatkeqësisht s’është e vetmja padrejtësi që u bëhet disa njerëzve… sepse pastaj egzistojnë edhe ato që të gërryejn shpirtin nga ana emocionale, siç janë ato mes dy bashkëshortëve që është një nga çështjet që zmadhohet nga dita në ditë.
Ne luftojmë, luftojmë duke kërkuar drejtësi, liri, barazi e shumë tjera. Luftojmë për veten, për familjen, por edhe për njerëzit më të dashur që disa herë nuk ka nevojë t’i kesh familje sepse ska rëndesi përputhja e grupit të gjakut, por përputhja e dëshirave dhe mendimeve të njejta.
Ne luftojmë dhe i dalim zot vetes sonë sepse ne kurrë sdo lejojmë të na shkelin dhe të ndjehemi të poshtëruar, por do ngremë zërin duke kërkuar të drejtat tona, tashmë ka ardhur koha të hapim gojën dhe të themi me zë të lartë: NUK KA RËNDËSI RRACA, RELIGJIONI OSE GJUHA, RËNDËSI KA BASHËKPUNIMI QË NE E KEMI MES VETE, NGA DITA NË DITË MË SHUMË.


Margaritare Ballazhi

1 comment:

  1. Дали сакате да поседувате сопствен бизнис? или поседувате куќа по ваш избор?
    Педро Џером за заем нуди стапка од 2% со флексибилна отплата на заемот за да одговара на поединечни и заеми на меѓународно ниво. помогнете да контактирате со pedroloanss@gmail.com или whatsapp неговиот број на +18632310632. Ви посакувам среќа.

    ReplyDelete